Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka ironizuar ndërsa ka komentuar projektet e premtuara nga Qeveria Kurti.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se ka përshtypjen që të gjithë anëtarët e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti janë të “trajnuar” për të mashtruar.
“Kam përshtypjen që krejt këta në kabinet e kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun, se s’ka ndryshe si me e thënë”, tha ai.
“Në janar fillon viti i shtatë i qeverisjes. Edhe nën supozimin që ato projekte që janë bërë më herët nuk janë bërë si duhet, është dashtë me i rishiku, etj, etj. Është dashtë prej fillimit me nis, me e projektu një autostradë, me e nis prej fillimit”, tha Hoti.









