Ky është 59-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, ishte kthyer nga Gjermania një javë më parë

Gazeta ka raportuar më herët për rastin tragjik të 59-vjeçarit, i cili kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë vetëm një javë para se të gjendej i vdekur.

Arifaj jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërsa në Kosovë ishte kthyer për të përfunduar disa çështje pronësore.

Ai u gjet pa shenja jete të shtunën pasdite, në shtëpinë ku po qëndronte në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren, pasi familjarët nuk po arrinin ta kontaktonin.

Ishte nipi i tij ai që, pas disa tentimeve të pasuksesshme për ta telefonuar, kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte gjetur xhaxhain të shtrirë në dysheme.

Ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me kërkesë të familjarëve, trupi ishte dërguar për obduksion për të sqaruar shkakun e vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetuesit rajonalë të Policisë në Prizren janë marrë me veprimet e mëtejshme hetimore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit