Venera Berisha-Muharremi do të ligjërojë në Japoni, në konferencën me dy laureatë të Çmimit Nobel

Profesoresha nga Kosova, Venera Berisha-Muharremi, është ftuar zyrtarisht si folëse e ftuar (Invited Speaker) në Konferencën Ndërkombëtare për Kiminë Progresive Medicinale – ProMediCon 2027, e cila do të mbahet në Universitetin e Kyotos në Japoni.

Konferenca, që do të zhvillohet nga 12 deri më 14 prill 2027, do të mbledhë shkencëtarë dhe studiues nga vende të ndryshme të botës. Në mesin e emrave të shquar që pritet të marrin pjesë janë edhe dy laureatë të Çmimit Nobel, profesori Aaron Ciechanover dhe profesori Susumu Kitagawa.

Në të njëjtën konferencë do të jetë edhe profesoresha Berisha-Muharremi, e cila do të ketë mundësinë të prezantojë punën e saj kërkimore në fushën e fotobiomodulimit të tiroidës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shprehur mirënjohjen për ftesën, duke e cilësuar pjesëmarrjen në këtë konferencë si një privilegj të veçantë.

Berisha-Muharremi ka bërë të ditur se kjo është hera e dytë që ftohet si folëse në një konferencë në Japoni. Ajo ka theksuar se synon të përfaqësojë Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës në këtë ngjarje ndërkombëtare shkencore.

Ftesa zyrtare për pjesëmarrje i është dërguar më 11 nëntor 2026 nga organizatorët e ProMediCon 2027.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit