Publicisti dhe shkrimtari Gani Mehmetaj ka reaguar ndaj Baton Haxhiut.
Përmes një postimi në Facebook, Mehmetaj e quan Haxhiun “Baton Satanishiqi nga Drenica”.
“Kurrë nuk me hiqet nga mendja dialogu i kriminelit Millosheviç në Hagë me Batonin e Drenicës: “Ti ke qenë spiun i yni apo jo?”. Batua heshte. “Dëshiron të ta dëshmojë?”. Bato shkretani nuk ia kthente, si ta kishte tredh Milosheviçi”, shkruan ai.
Tutje ai shprehet se Haxhiu është në siklet të madh.
Postimi i plotë:
Baton Stanishiqi nga Drenica
E kishin zgjidh Baton Stanishiqin nga vargonjt. Kërcëllonte dhëmbët e ngërdhucej, shkumonte e zhurmonte ata që donin të nxirrnin në pah krimet e pasluftës. Kurrë nuk me hiqet nga mendja dialogu i kriminelit Millosheviç në Hagë me Batonin e Drenicës: “Ti ke qenë spiun i yni apo jo?”. Batua heshte. “Dëshiron të ta dëshmojë?”. Bato shkretani nuk ia kthente, si ta kishte tredh Milosheviçi.
Kot që përpiqeni ta promovoni në “shkrimtari”, këto ditë. Ai është gjysmë analfabet, është oral, nuk është i lapsit. Dikur dilte në bashkë autorësi me Shkëlzen Maliqin, tash e paska gjet një Shkëlzen tjetër.
Skuthi Baton Stanishiqi nga Drenica prapë është në siklet të madh: të pastron të palarat e shefave të vet, sepse mund ta fusin në puse mesjetare. Por me zellin e tij po çatallohet si bulldog kur po merr zjarr.
Lidheni, o burra, pjellën e Stanishiçit se, mos e kafshon dike në vend të keq.









