Dy ditë pa rrymë në Brusnik të Vushtrrisë, banorët shpërthejnë ndaj KEDS-it: Askush nuk jep llogari!

Banorët e fshatit Brusnik të Vushtrrisë tashmë po përballen me ditën e dytë pa energji elektrike, ndërsa deri më tani, sipas tyre, askush nga institucionet dhe kompanitë përgjegjëse nuk ka dhënë një sqarim për gjendjen e krijuar.

Banorët shprehin mllefin e tyre ndaj KEDS-it dhe KEK-ut, duke thënë se as në Vushtrri e as në Prishtinë nuk po marrin përgjigje për problemin që po i mban pa rrymë.

Ata thonë se kjo situatë nuk është problem i ri, pasi rrjeti elektrik në këtë fshat prej kohësh është në gjendje të rëndë. Përçuesit elektrikë dhe shtyllat e rrymës, sipas banorëve, janë të amortizuara dhe paraqesin shqetësim të vazhdueshëm, pavarësisht kërkesave të tyre të vazhdueshme për ndërhyrje.

Banorët ankohen se askush nga KEDS-i nuk ka dalë në terren për ta parë nga afër gjendjen, ndërsa thonë se nuk ka asnjë plan konkret për ndërrimin e shtyllave elektrike dhe përçuesve të vjetruar.

Të revoltuar nga mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, banorët tashmë po paralajmërojnë edhe masa kundërshtuese, përfshirë ndalimin e leximit të orëve të energjisë elektrike në fshat.

Ata kërkojnë që KEDS-i të reagojë urgjentisht, të dalë në terren dhe të marrë masa konkrete për zgjidhjen e problemit, duke mos i lënë banorët të përballen me ditë të tëra pa energji elektrike.

Banorët e Brusnikut kërkojnë përgjigje: Deri kur do të vazhdojë kjo gjendje dhe kush do të mbajë përgjegjësi?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit