Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare Hysen Bukoshi, ish-i burgosur politik, atdhetar dhe veprimtar i çështjes kombëtare.
Bukoshi, i lindur më 1 janar 1941 në Bukosh të Therandës, u përball që në moshë të re me përndjekjet politike për shkak të veprimtarisë së tij kombëtare.
Ai ishte arrestuar në Prizren, ku më pas ishte dënuar dhe kishte vuajtur burgun e Nishit në ish-Jugosllavi.
Gjatë jetës së tij, Bukoshi përjetoi edhe burgjet e Shqipërisë komuniste, duke kaluar një pjesë të jetës nën përndjekje për shkak të bindjeve dhe angazhimit të tij kombëtar.
Vdekja e tij shënon ndarjen nga jeta të një ish-të burgosuri politik dhe veprimtari që përjetoi burgosjet në dy sisteme komuniste.









