Apeli rrëzon ankesat, Rozeta Hajdari dhe tre të tjerët përballen me gjykim për rezervat shtetërore

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit në rastin e rezervave shtetërore. Me këtë vendim, çështja do të vazhdojë në shqyrtim gjyqësor.

Departamenti Special i Apelit njoftoi më 13 nëntor se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes dhe ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 13 marsit 2026.

Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje. Muharremi akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale.

Aktakuza i ngarkon Hajdarin, Lipovicën dhe Garën edhe për zbulim të fshehtësisë zyrtare në bashkëkryerje. Gara përballet edhe me një akuzë të veçantë për të njëjtën vepër.


Kolegji i Apelit vlerësoi se vendimi i shkallës së parë ishte marrë në përputhje me dispozitat e procedurës penale dhe mbështetej në provat e dëshmitë që gjenden në shkresat e lëndës.

Rasti lidhet me kontraktimin e furnizimeve për rezervat shtetërore të mallrave gjatë vitit 2022.

Shënim. Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit