Osmani – Shiroka-Pulës: Mos ia lër Kurtit politikën e jashtme

Vjosa Osmani pret që presidentja Justina Shiroka-Pula nuk do t’ia lejojë kryeministrit Albin Kurti kompetencat për udhëheqjen e politikës së jashtme.

Paraardhësja i ka kërkuar Shiroka-Pulës që të mos ia lër Kurtit në duar politikën e jashtme, gjatë një interviste në emisionin ‘Adresa’ në Kanal10 të enjten.


Ndërsa ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, ish-partnerit të saj politik, për keqmenaxhim në shëndetësi, arsim e ekonomi, deputetja aktuale e LDK-së ka thënë se pret që presidentja aktuale të ngritë të njëjtat tema.

“Detyra ime ka qenë me u ngritë këto tema. Por, si president nuk ke kompetenca, as në arsim, as në ekonomi, as në shëndetësi. Dhe edhe për presidenten aktuale, unë nuk pres që presidentja aktuale të arrijë të bind qeverinë për ndonjërën nga këto tema; çka pres, megjithatë, është që të mos abstenojë nga udhëheqja e politikës së jashtme. Jo vetëm të jesh observues i politikës së jashtme”, tha Osmani të enjten.


Osmani kritikoi qeverinë për përfshirje në korrupsion, ndërsa tha se e vetmja gjë që po shënon rritje gjatë qeverisjes së Kurtit “është propaganda”.

Ish-presidentja tha se bashkëpunimi mes institucioneve është esencial për suksesin e vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit