Rama sqaron rastin e tjetërsimit të pronave në Prishtinë: I dyshuari nuk është punonjës i Komunës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas raportimeve për përfshirjen e një zyrtari në rastin e dyshuar të tjetërsimit të pronave në kryeqytet, duke sqaruar se personi në fjalë nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se zyrtari i dyshuar punon në Arkivin Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe është në varësi të Ministrisë së Kulturës.

Ai ka theksuar se raportimet që e paraqesin të dyshuarin si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta.


“Prandaj, raportimet që e paraqesin atë si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta!”, ka shkruar Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit