E mori 16-vjeçaren me veturë dhe e dërgoi në motel – ky është 21-vjeçari që u denoncua për dhunim në Gjakovë, ndodhet jashtë Kosovës

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit të një vajze të mitur është denoncuar në Gjakovë, ku një 16-vjeçare ka rrëfyer para hetuesve se ishte marrë me veturë nga një 21-vjeçar dhe ishte dërguar në një motel, ku dyshohet se është dhunuar seksualisht. Gazeta ka mësuar identitetin e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet jashtë Kosovës.

Bëhet fjalë për Shkëlzen Radostën, 21 vjeçar, ndaj të cilit kanë nisur hetimet pas denoncimit të bërë të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 11:00, nga babai i vajzës, i cili është paraqitur së bashku me të në Stacionin Policor në Gjakovë.

Sipas burimeve të Sinjalit, 16-vjeçarja ka deklaruar se ngjarja kishte ndodhur rreth gjashtë apo shtatë muaj më parë, kur Radosta e kishte marrë me veturë pranë shtëpisë dhe ishin nisur në drejtim të Prizrenit.

Gjatë rrugës, sipas deklarimit të saj, kishin hyrë në një motel, ku i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

Pas denoncimit, Policia ka shkuar në adresën e banimit të 21-vjeçarit, por nuk e ka gjetur.

Familjarët e tij kanë deklaruar se ai ndodhet jashtë Kosovës, ndërsa deri në këtë fazë nuk është siguruar prania e tij për intervistim.

Me udhëzim të Prokurorisë së Shtetit, Departamenti për Krime të Rënda, rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunimi”, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësia rajonale e hetimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit