Osmani, Vetëvendosjes: Veç i keni ndërru bosat e krimit e të biznesve, po ju kontrollojnë oligarkët

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e akuzuar për standarde të dyfishta dhe për dështim në përmirësimin e qeverisjes.


Gjatë një debati në Kuvend, Osmani ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, gjatë viteve në pushtet, vetëm ka ndërruar njerëzit që, sipas saj, kontrollojnë politikën dhe biznesin.

Duke iu referuar përkrahjes së bizneseve gjatë pandemisë, ajo tha se edhe atëherë kishte kritikuar mënyrën e ndarjes së fondeve.


“I keni ndërru bosat e krimit, i keni ndërru oligarkët, bosat e biznesit. Oligarkët i kanë kontrollu ata përpara, oligarkët po ju kontrollojnë edhe juve”, deklaroi Osmani.

Ajo kritikoi pushtetin edhe për arsyetimin e stagnimit, në vend që, sipas saj, të reflektojë për përmirësimin e qeverisjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit