Një ngjarje tragjike ka ndodhur, ku një 34-vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur.
Mësohet se i ndjeri është Visar Ramaj, i cili ndërroi jetë, pasi ditën e djeshme teksa ishte duke punuar në fshatin Piranë ka rënë në kontakt me rrymën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, ngjarja kishte ndodhur gjatë ditës së shtune, ndërsa sot është njoftuar nga spitali i Prizrenit për vdekjen e pacientit.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorët e Punës për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Lidhur me rastin, tashmë është iniciuar hetimi për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.










