Sipas ish-deputetit të Aleancës, Daut Haradinaj, ishte “hap poshtërues” tërheqja e Ligjit për Gjykatën Speciale për lexim të tretë në Kuvendin e Kosovës.
“Adrenalina dhe energjia dhe frustrimi qytetar ka qenë ekstremisht i madh. Është bë miratimi i Ligjit dhe mendoj që ka qenë një hap tepër i mirë dhe i saktë çka ka ndodhë. Ka qenë një hap poshtërues për ne që kemi qenë në shesh tërheqja e atij Ligji. Nga udhëheqja e PDK-së”, tha Haradinaj.
“Ku ka qenë shqetësimi? Kush ishte sugjeruesi dhe cilat ishin vërejtjet? Nuk është që kam pritë shumë prej këtij Ligji. Sepse është Ligj koti për me e miratu me e qetësu masën. Unë jam idhtar me e anulu Gjykatën Speciale. Sidoqoftë, përgjigjen ma të mirë ishë dashtë me e dhanë krerët e PDK-së që e kanë tërheq atë Ligj”, tha Haradinaj.
Megjithatë, ai thotë se PDK do ta ketë përkrahjen e AAK-së në hapat e radhës lidhur me Ligjin.
Ligji për Gjykatën Speciale, sipas Partisë Demokratike të Kosovës, do të kthehet në Kuvend për të tretën herë më së largu deri të hënën e 16 nëntorit.









