Duka për futbollistët që veshin fanellën e Kosovës: Nuk më pengon 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me futbollistët shqiptarë që vendosin ta përfaqësojnë Kosovën, ndonëse do të preferonte që ata të zgjidhnin Kombëtaren e Shqipërisë.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur javët e fundit janë raportuar tensione mes dy federatave, për shkak të konkurrencës për futbollistët shqiptarë në diasporë. Një nga rastet e fundit është ai i Enis Rexhepit, i cili mori ftesë nga Kosova, duke u larguar kështu nga Shqipëria.

Ndërkohë, Kosova dhe Shqipëria janë në garë edhe për shërbimet e Lutfi Dalipit, futbollistit të Vaduzit.

Megjithatë, Duka ka theksuar se marrëdhëniet mes dy federatave janë të shkëlqyera dhe se nuk e pengon fakti që lojtarët shqiptarë zgjedhin të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës.

“Kemi lluksin që të kemi në dispozicion të gjithë lojtarët shqiptarë, pavarësisht ku luajnë, Kosovë, Maqedoni të Veriut apo edhe në vendet përreth”.

Duka ka kujtuar gjithashtu mbështetjen që Shqipëria i kishte dhënë Kosovës në vitin 2015, në procesin e pranimit të saj në organizatat ndërkombëtare të futbollit.


“Në vitin 2015, lobuam për Kosovën edhe pse disa na paralajmëruan se do të na rrezikonte në aspektin sportiv. Do ta bëja sërish sepse fëmijët e Kosovës duhet të kenë të drejtën për të pasur dhe luajtur për përfaqësuesen e tyre. Jam i lumtur që i kam mbështetur”.

Ai ka përsëritur se zgjedhja e Kosovës nga futbollistët shqiptarë nuk përbën problem për të, megjithëse do të dëshironte t’i shihte ata me fanellën e Shqipërisë.

“Nuk kam absolutisht asnjë problem me lojtarët që zgjedhin Kosovën, edhe pse do të isha i lumtur nëse zgjedhin Shqipërinë”, deklaroi ai për “TV Klan”.

Ndryshe, si Kosova ashtu edhe Shqipëria e kanë vendosur si prioritet kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2028”. Shorti, i cili do të tërhiqet në muajin dhjetor, mund t’i vendosë dy përfaqësueset shqiptare përballë njëra-tjetrës, pasi ato nuk ndodhen në të njëjtën vazo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit