FSK pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se FSK ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u realizua në Slunj të Kroacisë me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Trajnimi është udhëhequr dhe realizuar nga instruktorë të Ushtrisë Kroate të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.

Gjatë këtij trajnimi bëhet e dituar se janë zhvilluar aktivitete të ndryshme praktike, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e shkathtësive në fushën e intervenimeve.

Këto aktivitete kanë mundësuar avancimin e shkathtësive taktike, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

‘Pjesëmarrja në trajnime të tilla dëshmon përkushtimin e FSK-së në ngritjen e vazhdueshme të profesionalizmit, gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj.’, ka shkruar në njoftim FSK.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit