Nis gjykimi në mungesë për vrasjen e Dianës, në sallën e gjyqit babai i viktimës dhe familjarët e të akuzuarit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.


Vendimi për zhvillimin e seancës në mungesë vjen pasi i akuzuari ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe vazhdon të jetë i arritshëm për organet e drejtësisë, ndërkohë që ndaj tij mbetet aktive edhe kërkesa publike e Policisë së Kosovës për lokalizimin e tij.

Në seancë ishte i pranishëm babai i viktimës, Gëzim Kastrati si dhe familja e Adnan Jasharit.

Seanca u shtye për 23 dhjetor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 22 tetor 2026 ka ngritur zyrtarisht aktakuzën ndaj Adnon Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011 në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, teksa po shkonte në fakultet, duke u qëlluar me armë zjarri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit