Peci mbron Gërvallën pas kërkesave për dorëheqje: Opozita e ka shënjestruar që nga fillimi i mandateve të Kurtit

Ish-ministri i Bujqësisë, njëherit kryetar i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka komentuar kërkesat për dorëheqjen e bashkëpartiakes së tij, ministres së Drejtësisë Donika Gërvallës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Këto kërkesa ai i ka parë si të padrejta.

“Fillimi i secilit mandat qeverisës prej Kurti 2 në mars të vitit 2021, kanë fillu me kërkesat për dorëheqjen e Donika Gërvallës. ne ua kthejmë në kujtesë 2021-tën, e njëjta po vazhdon edhe tash. Fillimi i mandatit të Kurti 4 që do të ketë mandat të plotë katër vjeçar, ka fillu me kërkesën për dorëheqjen e Donika Gërvallës. Mendoj se nga oponentët politikë janë mirë të menduara për shkak se partneri kryesor, dhe shtytësi kryesor i partneritetit me Albin Kurtin e në këtë rast është adresa e parë Donika në fillim të mandatit. Kështu ka qenë në Kurti 2, në fillim ka qenë Donika më vonë kam qenë unë kah fundi i mandatit kur u shkurtu puna dhe përkrahja e jashtëzakonshme që unë e kam bërë në sektorin e bujqësisë”, ka thënë Peci.


Ai ka treguar për “suksesin” e tij sa ishte ministër i Bujqësisë.

“Kur unë kam qenë ministër në 2021, Kosova ka importu rreth 37 milionë grurë që shumica ka ardhur nga Serbia, kur kam liru mandatin e ministrit, importi ka ra nga 37 milionë në 18 milionë. Kur unë kam ardh ministër i Bujqësisë në vitin 2021, Kosova ka eksportu 135 tonë domate, në nëntë mujorin e 2026-tës ka mbi 4 mijë e 700. Afër 50% është rritur eksporti i një produkti ushqimor, që është domatja. Këto janë punët që i kam bërë si ministër që kanë shkaktu interesimin opozitar me e godit punën e mirë që është bërë”, ka shtuar Peci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit