Ngjarja që tronditi Hajvalinë: Ky është 67 vjeçari që vdiq në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës Hajvalinë e Prishtinës, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi është gjetur me plagë të rënda në kokë. Gazeta ka siguruar detaje lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Sinjali mëson se viktima është Tefik Gërbeshi, 67-vjeçar, i cili u gjet i plagosur më 8 nëntor, rreth orës 23:20, në rrugën “Rexhep Bajrami” në Hajvali.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e Sinjalit, menjëherë pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë hasur në 67-vjeçarin me plagë të rënda në pjesën e kokës. Pranë tij është gjetur edhe një pushkë gjuetie.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima ende kishte shenja jete. Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Megjithatë, pavarësisht intervenimit të mjekëve, 67-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konfirmuar rreth orës 00:30 të së hënës.

Sinjali mëson gjithashtu se, pak para ngjarjes tragjike, viktima dyshohet se kishte kontaktuar përmes telefonit punëdhënësin e tij, duke i paralajmëruar se kishte ndërmend t’i jepte fund jetës.

Kjo është bërë e ditur gjatë intervistimit të pronarit të lokalit ku kishte punuar 67-vjeçari, i cili u ka dhënë hetuesve informacione lidhur me komunikimin e fundit që kishte pasur me të.

Në vendngjarje kanë kryer ekzaminimet e nevojshme njësitë rajonale të hetimeve dhe krimteknikës, ndërsa me urdhër të Prokurorisë kompetente është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë plotësisht rrethanat e vdekjes.

Ndërkohë, për ndarjen e tij nga jeta kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë bërë të ditur se për datën dhe ceremoninë e varrimit do të njoftojnë me kohë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit