Apeli zbardh arsyet pse po mbahet në arrest shtëpie Vlora Hyseni

Verdikti për lënien në fuqi të arrestit shtëpiak dhe pezullimit nga detyra për Vlora Hysenin është arsyetuar nga Apeli i Posaçëm me ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e 2 veprave penale dhe rrezikun e dëmtimit të hetimit, në rast të lënies së saj në liri pa kushte.


I njëjti vendim zbulon se SPAK ka zgjeruar hetimin ndaj ish-shefes së SHISH, pas dyshimeve për përfshirje në “korrupsion” dhe “pastrimtë parave”.

Duke iu referuar komunikimeve të vazhdueshme mes Hysenit e Agasit dhe informacioneve që ndante me të, Apeli thekson se e dyshuara Hyseni ka vepruar në vijimësi në kundërshtim me detyrën e saj funksionale, duke mos e luftuar krimin e organizuar, por duke e përkrahur atë.

Mundësinë e dëmtimit të hetimit, Apeli e lidhte me aftësitë e prezumuara të Hysenit si ish-drejtuese shërbimi inteligjent në raport me gjurmimin e informacioneve, administrimin dhe përpunimin e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit