Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos

Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shkak të grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos-it.

Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se kjo situatë do të ndikojë në qarkullimin e trenave, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore nga Infrakos, menaxheri i infrastrukturës hekurudhore.


Sipas njoftimit, treni me numër 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do ta ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë, pasi Infrakos-i ndalon ofrimin e shërbimeve në orën 08:00.

Ndërkaq, të gjithë trenat e tjerë do të ndalojnë qarkullimin deri në normalizimin e situatës.


Trainkos ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve për këtë situatë, duke bërë të ditur se për çdo ndryshim tjetër do t’i njoftojë me kohë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit