Konjufca pas sulmit në Poloni: Kosova solidarizohet me popullin polak

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Krakovit në Poloni, ku humbën jetën gjashtë persona dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.

Përmes një postimi, Konjufca i ka shprehur ngushëllime homologut të tij polak, Radoslaw Sikorski, si dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre.

Ai ka thënë se Kosova solidarizohet me popullin polak në këtë moment të vështirë, ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Republika e Kosovës solidarizohet me Poloninë në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar Konjufca.


Në përgjigje, Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë e ka falënderuar shefin e diplomacisë kosovare për mesazhin e ngushëllimit dhe solidaritetit.

“Ne i vlerësojmë thellësisht ngushëllimet dhe solidaritetin tuaj”, thuhet në reagimin e diplomacisë polake.

Ndryshe, sulmi ndodhi në sheshin kryesor të Krakovit, ku një person i armatosur dyshohet se fillimisht hyri me veturë në shesh, duke goditur këmbësorë, e më pas hapi zjarr ndaj qytetarëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit