Doresa i ka rikujtuar Jonës një rast nga viti 2015, duke e akuzuar se e kishte bullizuar për formën e trupit. Debati mes tyre është ashpërsuar edhe më shumë gjatë përballjes në BBVK5 .
Doresa gjithashtu e ka akuzuar Jonën se kishte ndërhyrë në lidhjen e saj, duke pretenduar se kjo e fundit i kishte shkruar edhe bashkëshortit të saj.
Në anën tjetër Jona tha se ishte Doresa ajo që e ka bullizuar.
Jona tha se Doresa ka dërguar foto-montazh babait të saj.
Banorja tha se u kërkon falje vajzave të tjera por jo edhe Doresës.








