“Kam qenë ofenduese por…”, Jona përballet me akuza, i shfaqet klipi me reagimet nga jashtë

Ditët e fundit, rrjetet sociale janë vërshuar nga diskutime dhe reagime lidhur me disa komente fyese dhe pretendime për bullizim ndaj vajzave dhe personave të tjerë, të cilat i atribuohen Jonës, banores së Big Brother VIP Kosova 5.

Kjo çështje u trajtua edhe gjatë Prime-it, ku Jona u përball me reagimet dhe akuzat që kanë qarkulluar jashtë shtëpisë.

Në klip pasqyroheshin reagimet e disa personave, të cilët tregonin për përvojat e tyre dhe pretendonin se ishin bullizuar nga Jona.

Pas pamjeve, Jona pranoi se në disa raste kishte përdorur gjuhë ofenduese, por theksoi se qëllimet e saj nuk kishin qenë të këqija.

“Është e vërtetë që jam kanë ofenduese. I kam pasë qëllimet e mira, por mënyra qysh i kam thënë nuk janë të mira. Kërkoj falje zyrtarisht për gjithçka”, u shpreh ajo.

Jona iu përgjigj edhe rasteve specifike të përmendura në klip, ndërsa tregoi se edhe vetë kishte përjetuar bullizëm nga njëra prej vajzave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit