Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

Dje në media është raportuar për një skandal brenda bankës komerciale “Raiffeisen”, ku një punonjës i bankës dyshohet se është qasur në llogarinë dhe transaksionet bankare të Përparim Ramës, kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Punonjësi i dyshuar, sipas burimeve të Gazetës brenda policisë është Albion Ferati.


Nga banka Raiffeisen e kanë konfirmuar dje rastin për Gazetën ku kanë deklaruar se kanë pranuar një ankesë nga Përparim Rama, andaj edhe kanë nisur trajtimin e rastit.

“Ju konfirmojmë se ankesa nga Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, është trajtuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore. Pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, përfshirë edhe njoftimin e autoriteteve kompetente”, kanë thënë ndër të tjerash nga “Raiffeisen”.


Ende nuk dihet cila ka qenë arsyeja ose qëllimi i të dyshuarit Albion Ferati lidhur me veprimet e tij të kundërligjshme dhe kundër rregullave strikte bankare.

Duhet theksuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprime parahetimore lidhur me dyshimet për qasje të paautorizuar në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit