Policia e Kosovës ka publikuar foton e Adnon Jasharit me qëllim lokalizimin e tij.
Ai kërkohet si i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit në maj të vitit 2011 në Prishtinë, rast për të cilin Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë vetëm pak ditë më parë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
KËRKESË PËR BASHKËPUNIM
Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e Gjykatës për seancën e datës 10 Nëntor 2026, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit Adnon Jashari, i kërkuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij, të na njoftojë përmes adresës elektronike [email protected] ose duke u paraqitur direkt në stacionin më të afërt.








