Sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës pritet të mbahet sot, nga ora 16:00, pasi janë siguruar uniformat për pjesëtarët e rinj.

Kjo gjeneratë ishte paraparë të diplomonte më 30 tetor, por ceremonia ishte shtyrë për shkak të mungesës së uniformave.

Tashmë uniformat janë siguruar dhe rreth 400 pjesëtarë të rinj pritet të diplomojnë gjatë pasdites së sotme.

Mungesa e uniformave, si dhe dyshimet për mungesë të armëve për policët e rinj, kishin nxitur reagime dhe vëmendje të madhe publike.


Sipas gazetarit Reçica, problemet që çuan në këtë situatë erdhën si pasojë e vështirësive në procesin e prokurimit.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi suspendimin e shefit të prokurimit të Policisë së Kosovës, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit