“Do të të vras” – gruaja denoncon kërcënimin nga bashkëshorti në Vushtrri, Policia kontrollon banesën dhe gjen 30 fishekë, ajo strehohet në vend të sigurt

Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve në Vushtrri ka përfunduar me një denoncim për kërcënim me jetë, kontroll policor në banesë dhe arrestimin e bashkëshortit. Gruaja ka deklaruar se i shoqi e kishte kërcënuar se do ta vriste, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur 30 fishekë të dyshuar për armë me gaz. Pas ngjarjes, ajo ka kërkuar strehim dhe është vendosur nën mbrojtje.

Burimet e Gazetës bëjnë me dije se rasti ka ndodhur të hënën, më 2 nëntor, rreth orës 11:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima, e identifikuar me inicialet A.V. (33), ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, B.M. (38), ky i fundit e kishte kanosur me vrasje.

Kërcënimi i denoncuar ka bërë që rasti të trajtohet nga njësia për hetimin e dhunës në familje, ndërsa me urdhër të Prokurorisë së Shtetit është kryer kontroll në banesën e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, hetuesit kanë gjetur 30 fishekë të kalibrit 9 mm PAK, për të cilët dyshohet se janë municion për armë me gaz.

Pas kësaj, 38-vjeçari është arrestuar dhe është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.

Gruaja kërkon strehim, ndërmerren masa mbrojtëse


Ndërkohë, gruaja ka shprehur dëshirën që të largohet nga ambienti familjar dhe të vendoset në strehimore, ku është dërguar për sigurinë e saj.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, në kuadër të rastit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtës për viktimën.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, ndaj bashkëshortit të dyshuar është caktuar ndalimi për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat, përfshirë natyrën dhe statusin ligjor të municionit të gjetur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit