Pas 27 vitesh në pritje, familja Ademi merr lajmin e shumëpritur: Identifikohet Dr. Adem Ademi

Pas 27 vitesh pasigurie dhe pritjeje, familja Ademi ka marrë lajmin e shumëpritur për identifikimin e Dr. Adem Ademit, i cili ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë.


Lajmin e ka bërë të ditur Erblin Ademi, përmes një njoftimi publik në emër të familjes, ku ka konfirmuar se rezultatet e analizave të ADN-së, të ardhura nga laboratori në Hagë, kanë mundësuar identifikimin e babait të tij.

Në deklaratë, familja shpreh emocionet për këtë lajm të rëndësishëm, duke theksuar se pas gati tri dekadash pritjeje, më në fund po bëhet i mundur përmbyllja e një kapitulli të dhimbshëm dhe dhënia e lamtumirës së fundit me dinjitet.


Familja Ademi ka falënderuar institucionet e Republikës së Kosovës, zyrtarët, hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në zbardhjen e fatit të Dr. Adem Ademit.

Në njoftim kujtohet edhe kontributi i tij si mjek dhe kirurg, jetët që shpëtoi dhe përkushtimi i tij ndaj njerëzve dhe shoqërisë.

Familja ka bërë të ditur se Dr. Adem Ademi do të përcillet për në banesën e fundit me nderimin dhe dinjitetin që meriton, ndërsa për datën dhe kohën e varrimit, si dhe për organizimin e të pames, do të njoftojë në ditët në vijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit