Futbolli spanjoll është tronditur nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të futbollistit të CD Tenerife, Jesus de Miguel Alameda, në moshën 30-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një komunikate zyrtare të publikuar.
De Miguel ndërroi jetë në orën 08:00 të mëngjesit, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, pas një ndërhyrjeje të rëndë gjatë ndeshjes ndaj Andorrës.
Futbollisti ishte shtruar në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar Nuestra Señora de Candelaria, ku gjendja e tij neurologjike ishte përkeqësuar.
Përmes komunikatës, CD Tenerife ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e futbollistit, duke theksuar se nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë dhimbje të madhe.
Klubi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij, si dhe gjithë komunitetit të Tenerife, që sot po përjeton këtë humbje të rëndë.








