Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e cila ka ngritur akuza publike lidhur me një projekt filmik të parealizuar. Përmes disa postimeve në Instagram, Pollozhani pretendon se imazhi i saj është përdorur pa miratim për promovimin e projektit dhe sigurimin e sponsorëve.
Alba Pollozhani ka reaguar ashpër ndaj Arlinda Morinës dhe Edonit Elshanit, pas një diskutimi të zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”, ku Morina foli për mundësinë e realizimit të një filmi.
Kjo bisedë duket se ka rikthyer në vëmendje një projekt të mëparshëm, për të cilin Pollozhani pretendon se kishte marrë pjesë vetëm në realizimin e një materiali promovues.
Në postimet e publikuara në Instagram, ajo deklaron se angazhimi fillestar kishte për qëllim krijimin e një teaser-i, i cili do të shërbente për vlerësimin e punës dhe jo për publikim.
“Na morët për të bërë teaser, për të parë njëherë punën, jo për ta publikuar”, shkroi Pollozhani.
Sipas saj, materiali vazhdon të jetë publik pa miratimin e personave të përfshirë në realizimin e tij.










