Trajneri i fitnesit, Rron Isufi, është një nga banorët që iu bashkua mbrëmë edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Gjatë klipit prezantues, ai deklaroi se është 20 vjeç.
Megjithatë, gjatë prezantimit individual me banorët e tjerë, Rroni përmendi se është 24 vjeç.
Mospërputhja mes dy deklaratave ka ngritur pikëpyetje rreth moshës së tij.
Kjo situatë është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale, ndërsa në videot e publikuara paraqiten dy deklaratat e ndryshme të banorit.








