Deklaratat skandaloze të Sveçlës dhe Gërvallës për vrasjen e Arlindës

Xhelal Sveçla thotë se janë suspenduar 11 policë dhe se përgjegjësia do të shkojë deri në fund, ndërsa Donika Gërvalla deklaron se Arlinda nuk u vra pa paralajmërim, sepse institucionet kishin marrë sinjale paraprake.

Këto janë fjalët e dy ministrave që drejtojnë dy ministritë më të lidhura drejtpërdrejt me vrasjen e Arlinda Zekajt, gruas që para disa ditësh në Pejë u vra me sopatë nga kunati i saj.

Këto deklarata nuk qetësojnë, ato iritojnë dhe tregojnë se sa i dobët është morali politik i atyre që duhet të mbrojnë jetën e qytetarëve.

Ti, Xhelal, flet për përgjegjësi deri në fund, ndërsa vetë je i papërgjegjshëm, sepse deri ku shkon ajo përgjegjësi kur një grua kthehet në shtëpi nga policia dhe brenda minutash gjendet e vrarë, a ndalet te policët e rëndësishëm apo para derës sate.

Ti, Donika, del dhe thua se nuk u vra pa paralajmërim, por nëse kishte paralajmërim, nëse institucionet e dinin, nëse prokuroria dhe gjykata dështuan, atëherë kush je ti që rri aty dhe na filozofon, je grua, por dhimbjen tënde për këtë rast e tregove pikërisht në seancën që mbahej për të, duke hapur gojën dhe duke qeshur pa asnjë pikë mëshire dhe pa asnjë moral politik apo njerëzor.

Arlinda ishte nënë, motër dhe grua, ajo kishte raportuar, kishte shkruar letra dhe kishte kërkuar mbrojtje, ajo e dinte se jeta e saj ishte në rrezik dhe e kishte thënë hapur, ndërsa zinxhiri i institucioneve, policia, prokuroria dhe gjykata, e dëgjoi dhe e la të vdesë, pastaj dalin ministrat e këtyre ministrive dhe flasin sikur po na tregojnë diçka të re, sikur sinjalet dhe suspendimet janë të mjaftueshme.

Dorëheqja është minimumi që mund të bëni, turp nëse Albin Kurti nuk merr masa të qarta ndaj atyre që mbajnë përgjegjësinë politike për këtë dështim, ose ky popull duhet të veprojë si në vende të tjera të rajonit, sepse kur paralajmërimet ekzistojnë dhe përsëri ndodh vrasja makabre, përgjegjësia nuk ndalet te policët e rëndësishëm, ajo shkon deri te ata që drejtojnë dhe që sot flasin pa turp.

Arlinda e dinte, ajo e shkroi, ajo e tha dhe sistemi e dëgjoi, por e la të vdesë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit