Faruk Muçolli, shef i Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë, është suspenduar nga detyra lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.
Muçolli është polici që dëgjohet në audio-incizimin e publikuar në media, në një bisedë me Zekajn, ku ajo kërkon zbatimin e urdhrit për mbrojtje, ndërsa ai dëgjohet duke i thënë: “Edhe na jemi lodhë”.
Suspendimi vjen në kuadër të veprimeve institucionale për trajtimin e rastit të Zekajt dhe hetimeve për përgjegjësitë eventuale të zyrtarëve policorë.








