Emil Maksuti është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke iu bashkuar ekipit të zëvendësministrave të Qeverisë Kurti.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se Albin Kurti e ka uruar Maksutin për marrjen e detyrës së re dhe i ka dëshiruar sukses në ushtrimin e përgjegjësive të tij.
Me këtë emërim, numri i zëvendësministrave të Qeverisë Kurti shkon në rreth 30.
Më 15 shtator Kurti kishte emëruar 27 zëvendësministra në ministri të ndryshme.









