Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë po mbahet sot seanca e mbyllur për publikun në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku do të shqyrtohen ankesat e të dënuarve ndaj vendimit të Gjykatës Themelore.
Vendimin për mbylljen e seancës e ka kritikuar vëllai i Liridona Ademajt. Leonard Ademaj tha para mediave se gjykata pati mundësi t’i lejoj mediat dhe të dëshmoj se i mbron motrat dhe nënat tona.
“Sot, gjykata mundi ta thotë të vërtetën dhe t’i lejojë mediat, duke krijuar bindjen se ne i mbrojmë motrat, gratë dhe nënat tona. Ne presim që vendimi të jetë i njëjtë si për Naimin dhe Ganitin, ashtu edhe për Kushtrimin, duke iu shqiptuar burgim i përjetshëm.”








