“Fatkeqësisht, Faruku ka shumë shokë si ai” – vajza e profesorit që u shkel për vdekje: Polici më thoshte “Babi yt s’është dashur të dalë aty në rrugë”

Vajza e Ferhat Bejtullahut, i cili humbi jetën pasi u godit nga vetura që drejtonte Vullnet Gashi, djali i biznesmenit Burim Gashi, ka rikthyer deklaratën që, sipas saj, ia kishte bërë një polic kur ajo kërkonte llogari për trajtimin e rastit të babait të saj.

Sihana Ferhati ka reaguar pas publikimit të video-incizimit ku shihet Arlinda Zekaj, tashmë e ndjerë, duke kërkuar ndihmë nga policia në Pejë. Në video, komandanti i policisë në Pejë, Faruk Muçolli, dëgjohet duke iu përgjigjur asaj me fjalët “na ke lodhë”, ndërsa ajo kërkonte mbrojtje dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.

Në reagimin e saj, Sihana ka kritikuar qasjen e zyrtarëve policorë ndaj qytetarëve që kërkojnë ndihmë nga institucionet.


“Fatkeqësisht, Faruku ka shumë shokë si ai, që janë policë me detyrë, por që u mungon thellësisht empatia, dituria e njohuria për detyrat dhe përgjegjësitë që i kanë”, ka shkruar ajo.

Sihana ka treguar se, pas aksidentit ku humbi jetën babai i saj, kishte shkuar në zyrën e policit G.K. për të kërkuar shpjegime se pse nuk ishte përgatitur raporti i aksidentit dhe pse nuk ishin marrë deklaratat e dëshmitarëve.

Sipas saj, polici i ishte përgjigjur duke ia hedhur përgjegjësinë viktimës.


“Mu m’thojke: ‘Shiqo, zonjë, babi yt nuk o’ desht me dalë aty në rrugë, o desht me kalu te zebrat!!!!!!!’ Polici, ej, qikës së viktimës, një javë pas aksidentit, me mbajke ligjërata çka o desht viktima (tashmë i ndjerë) me vepru”, ka shkruar ajo.

Ajo ka bërë të ditur se për sjelljen e policit ishin ankuar edhe në Inspektoratin Policor, por, sipas saj, ankesa nuk kishte sjellë rezultatet e pritura.

“Edhe në Inspektorat jemi anku për sjelljen e tij, po ja që Inspektorati vendosi me qenë në anën e policit e na kthyn përgjigje që polici i nderum, G.K., i ka respektuar të gjitha rregullat dhe ka vepruar si duhet!”, ka shkruar Sihana.

Duke iu referuar rastit të Arlinda Zekajt, ajo ka thënë se publikimi i videos ka nxjerrë në pah mënyrën se si trajtohen gratë që kërkojnë ndihmë nga institucionet.


“Arlinde, zemrën na ke thy, por emri yt ka me u mbajt mend, për gruan e guximshme, të vetme, të pambrojtur që ke arritë me e qitë në pah një sistem të kalbun të drejtësisë! Eh… që po, për besë, është e dhimbshme deri në asht!”, ka shkruar ajo.

Sihana u është drejtuar personave që, sipas saj, kanë përgjegjësi për raste të tilla, duke pyetur: “Ju që jeni pjesëmarrës në krim e i keni duart e lyera me gjak, a po ju merr gjumi natën?”

Më 2 shtator, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Vullnet Gashin me një vit e katër muaj burgim për aksidentin fatal të vitit 2023, ku humbi jetën këmbësori Ferhat Bejtullahu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit