Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me rastin e Arlindës, e cila sa ishte gjallë, kërkonte që të zbatohej vendimi i gjykatës për takimin me djalin e saj.
Në videon e publikuar Arlinda dëgjohet duke i kërkuar një zyrtari policor respektimin e vendimit të gjykatës.
Sipas përshkrimit të Lushakut, polici Faruk i përgjigjet se vendimi interpretohet ndryshe nga ana e tyre dhe se obligimi i policisë është vetëm ta shoqërojë deri në shtëpi.
Lushaku e ka cilësuar rastin si një situatë ku një nënë po kërkon nga institucionet zbatimin e vendimit gjyqësor dhe të drejtën për të takuar djalin e saj.
“Një viktimë duke e lutë shtetin me zbatu vendimin! Një nanë duke luftu për të drejtën e saj për djalin”, ka shkruar depuretja në Facebook.
Ajo ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet, duke iu drejtuar edhe kryeministrit me thirrjen për shkarkime.
“Shkarkime, o kryeministër!A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?!“








