Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, aktualisht është duke qëndruar në një nga strehimoret në Kosovë.
Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se për informacione rreth hapave të mëtejmë në lidhje me rastin duhet kontaktuar Qendra për Punë Sociale.
Megjithatë, kjo e fundit nuk ka dhënë detaje për rastin, duke arsyetuar se është e angazhuar në trajtimin e tij.








