“Ishte vrasje në vetëmbrojtje” -Arblind Pireva deklarohet i pafajshëm për vrasjen në Prishtinë

Arblind Pireva është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e A.H., e ndodhur në maj të vitit 2026 në Prishtinë. Në seancën fillestare të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari kundërshtoi cilësimin juridik të veprës penale, duke pretenduar se bëhej fjalë për vrasje në vetëmbrojtje.


“Aktakuzën në cilësinë juridike e kundërshtoj, për këtë akuzë që u lexua deklarohem i pafajshëm se nuk qëndron ky cilësim juridik. Qëndron vrasje në vetëmbrojtje”, deklaroi Pireva, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Fitore Sadikaj.

Pas kësaj, gjyqtari i rastit, Gazmend Bahtiri, e njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij se kanë afat prej 30 ditësh për të paraqitur kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Në shqyrtimin fillestar ishin të pranishëm prokurorja Fitore Sadikaj, i akuzuari Arblind Pireva së bashku me mbrojtësin e tij, avokatin Jeton Osmani, si dhe pala e dëmtuar, Arben Hajdari.

Çfarë thuhet në aktakuzë?


Sipas aktakuzës, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon Arblind Pirevën se më 27 maj 2026, në korridorin e një objekti banesor në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme me tani të ndjerin A.H., lidhur me një borxh, me dashje për ta privuar nga jeta, e ka qëlluar atë tri herë me armë zjarri.

Sipas prokurorisë, nga të shtënat, A.H. ka pësuar lëndime në kokë, gjoks dhe në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.


Aktakuza pretendon se, pas të shtënave, Pireva i është afruar viktimës, ia ka marrë telefonin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, në të njëjtën datë, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë, i akuzuari Pireva ka poseduar dhe përdorur pa autorizimin përkatës ligjor një armë zjarri të llojit “Revolver”, me të cilën ka qëlluar ndaj A.H.


Për këto veprime, Arblind Pireva akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6, i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1, i Kodit Penal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit