“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, Erjon Vishkulli reagon para operacionit në Itali pas plagosjes në sy

Erjon Vishkulli, protestuesi 28-vjeçar që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës së zhvilluar tre ditë më parë, ka reaguar në rrjetet sociale para operacionit të kryer në Itali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka ndarë mesazhin: “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”. Në të njëjtën kohë, ai shfaqet duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Ndërkohë, dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”. Për këto vepra dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit, pas konfliktit gjatë të cilit mbeti i plagosur 28-vjeçari.

Në kuadër të hetimeve, janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar, mes tyre edhe kartela mjekësore e Erjon Vishkullit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit