Prokuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt, arsyeja “mospërfilja e gjykatës”

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e cila u vra para dy ditësh nga kunati i saj, i cili vazhdon të jetë në arrati.


Kërkesa për paraburgim është bërë nën dyshimin se Sylaj ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026.

Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar asaj me fjalë kërcënuese.

Po ashtu, ai dyshohet se ka marrë rrobat që viktima i kishte vendosur në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, e paraparë në nenin 393, paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Pejë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit