Nikçi: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj

Prokuroria Themelore në Pejë ka iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj në një parashtresë të dorëzuar në këtë institucion, ku ajo kishte ngritur pretendime për neglizhencë institucionale.


Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, gjatë një konference për media, duke treguar se parashtresa ishte pranuar më 22 tetor nga kryeprokurorja.

Sipas Nikçit, dokumenti përmbante tri çështje të ngritura nga Zekaj, ndërsa në pjesën e parë ajo kishte shprehur pakënaqësitë lidhur me mënyrën se si institucionet e kishin trajtuar rastin.


“Në pjesën e parë të parashtresës, Zekaj kishte shprehur shqetësimet e saj lidhur me mënyrën se si institucionet e kishin trajtuar rastin”, ka deklaruar Nikçi.

Ai ka konfirmuar se lidhur me këto pretendime tashmë janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresë.

Duke folur për çështjet e tjera të ngritura në dokument, Nikçi ka treguar se Zekajt i ishte njohur e drejta për shfrytëzimin e pronës. Vendimi gjyqësor, sipas tij, përmbante edhe urdhrin që bashkëshorti të mos i afrohej asaj në një distancë më të vogël se dy metra.


Nikçi ka thënë se ky vendim ishte ekzekutuar të enjten, në praninë e policisë, por disa orë më vonë kishte ndodhur një konflikt.

Ai ka shtuar se Zekajt i ishte kërkuar të mos shkonte në atë shtëpi, për shkak të rrezikut të mundshëm për sigurinë e saj. Për këtë arsye, sipas tij, ishin ftuar edhe dy vëllezërit e saj, me qëllim që ta bindnin të qëndronte në shtëpinë e tyre deri në gjetjen e një zgjidhjeje.


“Janë ftuar edhe dy vëllezërit e saj, që ta bindnin të qëndronte në shtëpinë e tyre derisa të gjendej një zgjidhje”, ka deklaruar Nikçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit