Dy javë nga vrasja e 29-vjeçarit, Remzi Arifi ende nuk është kapur

Gati dy javë pas vrasjes së 29-vjeçarit Bajram Arifi në fshatin Pogragjë të Gjilanit, nuk ka zhvillime të reja në rastin ku i dyshuar është babai i tij, Ramiz Arifi, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Më 11 tetor, 29-vjeçari mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa i dyshuari dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Suzuki.

Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me zhvillimet e fundit në këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Sinjalin se i dyshuari ende nuk është arrestuar.

“Nuk ka asnjë zhvillim të ri”, tha ai.


Sipas informacioneve të raportuara më herët nga burimet e Sinjalit, ngjarja dyshohet se ndodhi rreth orës 19:30, kur Bajram Arifi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga babai i tij.

Policia po vazhdon kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në zhvillim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit