Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë një pylli në Lipjan.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 24 tetor, në orën 10:15.
Viktima ishte marrë me veturë nga 2 të dyshuar, një burrë dhe një grua, të dy shtetas kosovarë. Ata dyshohet se e dërguan pranë një pylli, ku i grabitën disa gjëra personale nën kërcënimin e thikës.
Pas grabitjes, të dyshuarit e lanë viktimën në atë lokacion dhe u larguan në drejtim të panjohur.
Policia njofton se të dyshuarit janë në kërkim.








