E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Gazeta ka raportuar më herët për aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë–Ferizaj, ku një motoçiklist humbi jetën pas përplasjes me dy vetura. Sinjali tani ka mësuar se viktima është Çlirim Aliu, 22-vjeçar.

Aksidenti tragjik ndodhi më 24 tetor, rreth orës 23:11, në fshatin Llapnasellë, përballë objektit “Day to Day”.

Sipas informacioneve, në aksident u përfshinë një motoçikletë e tipit Yamaha dhe dy vetura, një Volkswagen Passat dhe një BMW.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti pësoi lëndime fatale, ndërsa vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor që kishte dalë në vendin e ngjarjes.


Në vendngjarje dolën njësitë patrulluese, hetuesit e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe zyrtarë drejtues të Policisë. Për rastin u njoftua edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa trupi i pajetë u tërhoq nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rrethanat që çuan deri te aksidenti fatal ende nuk janë sqaruar, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit