Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nga viti 1997, kur ai ishte rrahur brutalisht nga pushteti i asaj kohe.
Në një intervistë për mediat e huaja, Rama kishte deklaruar se pushteti i atëhershëm paraqitej si demokratik, por, sipas tij, në të vërtetë ishte fashist.
Publikimi i pamjeve vjen tani kur kunder tij po organizohen protesta.








