Konfirmohet: S’ka asnjë vendim apo plan për rritjen e tarifës në Rrugën e Kombit

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka reaguar lidhur me informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale për një rritje të mundshme të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro.

Sipas MIA-s, tarifa aktuale mbetet e pandryshuar dhe nuk ka asnjë plan për rritjen apo ndryshimin e saj.

“E pavërtetë Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë”, theksoi MIA.


Agjencia bëri të ditur se as Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka ndonjë plan për ndryshimin e tarifës aktuale.

“Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit