Lehtësim për qytetarët e Kosovës në Slloveni, këto kategori nuk paguajnë për pasaportë dhe letërnjoftim

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për lehtësimin e procedurave për disa kategori të qytetarëve të Kosovës, të cilët nga 14 tetori 2026 do të lirohen nga pagesa e tarifave për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim.


Lirimi nga pagesat vjen në bazë të një vendimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,.

Sipas njoftimit, nga ky vendim përfitojnë invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve dhe të personave të zhdukur të UÇK-së, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.


Lirimi nga tarifat vlen edhe për personat me aftësi të kufizuara, të kategorizuar sipas legjislacionit përkatës në fuqi, personat paraplegjikë dhe personat tetraplegjikë.

Megjithatë, Ambasada ka sqaruar se ky lehtësim zbatohet vetëm për aplikimet për pasaportë dhe letërnjoftim përmes procedurës së rregullt.

Për informacione shtesë dhe sqarime rreth këtij vendimi, qytetarët mund t’i drejtohen Shërbimit Konsullor të Ambasadës së Kosovës në Lubjanë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit