Kurti takon nënsekretarin britanik: Britania mbetet aleate kyçe e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Shën Stefan me Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, Lord Wood of Anfield, ku ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka bërë të ditur se takimi vjen pas bisedave të zhvilluara gjatë dy muajve të fundit me të Dërguarën e Posaçme britanike për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, si në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ashtu edhe përmes telefonit.

Kreu i Qeverisë ka theksuar rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e shtetësisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një mike dhe aleate kyçe në rrugëtimin e vendit.


“Mbretëria e Bashkuar ka qenë mike dhe aleate kyçe në çdo etapë të zhvillimit tonë, nga çlirimi dhe pavarësia deri te demokracia e sotme, dhe mbetet ndër zërat më të fuqishëm për integrimin tonë euroatlantik”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se, me konsolidimin dhe funksionimin e plotë të institucioneve, fokusi kryesor është te reformat dhe zhvillimi ekonomik.

Në këtë drejtim, Kurti ka përmendur zgjerimin e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në disa fusha, përfshirë mbrojtjen dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit