Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësimin për mungesën e komunikimit të drejtpërdrejtë me nivelet më të larta të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, duke vlerësuar se një situatë e tillë mund të rrezikojë sigurinë kombëtare të vendit.


Ajo ka deklaruar se raportet me Shtetet e Bashkuara nuk duhet të trajtohen thjesht si marrëdhënie diplomatike apo protokollare, por si një faktor thelbësor për garantimin e sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjen e interesave të saj strategjike.

“Kjo mungesë, i lë hapësirë më të madhe Serbisë që të shtyjë përpara narrativat e saj të rrejshme kundër Kosovës.Kosova nuk mund ta trajtojë si çështje dytësore marrëdhënien me aleatin e saj jetik. Pa një partneritet të fortë politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as integrimi ynë euroatlantik, as mbrojtja e së vërtetës historike për luftën çlirimtare, as mbrojtja e sovranitetit dhe shtetësisë sonë nuk mund të garantohen me sigurinë dhe qëndrueshmërinë që kërkojnë interesat tona kombëtare”, tha Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit